Aksident trafiku në Bregun e Diellit në Prishtinë – ekipet e policisë e mjekëve në vendngjarje

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në Bregun e Diellit në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë parë ekipet policore sikurse edhe auto-ambulanca.

Sipas pamjeve që ka siguruar gazeta shihet se aksidenti ka ndodhur në një udhëkryq, saktësisht në rrugën “Rrahim Beqiri”.

Por ende nuk dihet se përveç dëmeve materiale a ka pasur persona të lënduar.

Lexo edhe:  Xhuli: Jam munduar të them Fehmi Lladrovci e jo Shotë e Azem Galica