Aksident trafiku mes dy veturave në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në autostradën Ibrahim Rugova, saktësisht në fshatin Trudë, raporton Gazeta Sinjali.

Raportohet se veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale ndërsa për gjendjen shëndetësore të të lënduarve ende nuk dihet.

Derisa nga pamjet njëra nga veturat shihet se i përket një kompanie të sigurimeve.


Policia e trafikut ka pranuar informatën për aksidentin dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Lexo edhe:  Policia bastis shtëpinë e asamblistit të Vetëvendosjes, dyshohet për kryerjen e disa veprave penale