Aksident tjetër i rëndë në Hungari, dyshohet se ka mërgimtarë të përfshirë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën E75 në Hungari.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihet grumbull automjetesh të shkatërruara.
Dyshohet se në këtë aksident ka edhe mërgimtarë të përfshirë, pasi që kjo është rruga e vetme që frekuentohet nga ta për të ardhur përmes Hungarisë në vendlindje.
Sipas informacioneve që kanë dhënë lexuesit e IndeksOnline, aksidenti ka ndodhur rreth 20 km larg kufirit Hungari-Serbi.
Rikujtojmë se një aksident i rëndë trafiku ndodhi edhe në Kroaci, ku ishin përfshirë disa vetura.