Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, bllokohet njëra anë e rrugës

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lupç të poshtëm, apo te “Kulina”, në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Sinjalizues për gazetën Sinjali kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një aksion mes dy veturave të përfshira.

Sipas të njëjtëve, nuk raportohet për ndonjë të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që njëra trase e rrugës është bllokuar.

Lexo edhe:  “Kam me të mbytë”/ Katër persona kërcënojnë me jetë kamerierin që s’u shërbeu pas orarit dhe demolojnë lokalin e ‘Prince Caffe’ në Pejë