Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, bllokohet rruga për qarkullim

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën Pejë–Prishtinë, në zonën e Gllarevës së Klinës. Për pasojë, qarkullimi i automjeteve është i bllokuar në të dyja drejtimet.

Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit.

Sipas pamjeve të para, ka dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.

Lexo edhe:  Një litër naftë mund të shkojë deri në 4 euro