Aksident në rrugën Drenas – Skënderaj, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Drenas – Skënderaj, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas – Skënderaj ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe si pasojë është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Dhunë në pleqëri: Burri 85-vjeçar në Lipjan e rrah brutalisht gruan, ia thyen brinjët