Aksident në “Rrugën B”, Policia del në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur pak momente më parë në “Rrugën B” në Prishtinë.

Sinjalizues për Gazetën Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.

Sipas pamjeve, Policia tashmë ka arritur në vendngjarje ku është duke e shqyrtuar rastin.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Lexo edhe:  Po të shpërthente mjeti në veturën e zyrtarit serb në veri, pasojat do të ishin të rënda