Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, një veturë del jashtë rrugës
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak momentesh në magjistralen Pejë-Prishtinë, te “Kroni i Mbretit”.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga ky aksident, ku shihet një veturë e dëmtuar, e ndarë nga skaji i rrugës kryesore.
Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar, përpos
Policia tashmë ndodhet në vendngjarje.