Aksident në magjistralen Ferizaj–Gjilan, përfshihen katër automjete – lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Ferizaj–Gjilan, saktësisht në fshatin Mirosalë, ku janë përfshirë katër mjete transporti: një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Më datë 05.05.2025, rreth orës 17:00, në magjistralen Ferizaj–Gjilan, në fshatin Mirosalë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një autobus, një kamionetë dhe dy furgonë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ndihma e parë mjekësore i është ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipi i emergjencës. Njësia e hetimeve të aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i hetuar shkaqet që çuan deri te aksidenti”, tha ai.