Aksident në Kamëz, 30-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren
Një aksident me vdekje është regjistruar në Kamëz.
Shoferi 30-vjeçar ka përplasur dy këmbësoret 58 dhe 64 vjeçare. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 64-vjeçarja ka humbur jetën.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin:
– A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoret shtetaset Z. K., 64 vjeçe, dhe Sh. K., 58 vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja Z. K., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Sh. K., pas mjekimit në spital është larguar në banesë”, thuhet në njoftim.