Aksident në hyrje të Mitrovicës, bllokohet për pak kohë edhe tuneli

Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Mitrovicës.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar ndërsa në aksident janë përfshirë dy vetura.

Nga Policia e kanë konfirmuar për “Jepi zë” jozyrtarisht aksidentin si pasojë e të cilit është bllokuar edhe rruga.

Policia ka ndaluar qarkullimin për pak kohë në tunel dhe veturat i kanë drejtuar në rrugët alternative ne Bair.

Lexo edhe:  “Kjo me ndal grevën në arsim jo, po ishalla po bëhet rehat me frizurë” – Kimete Berisha ia rëndit llojet e frizurave ministres Nagavci