Aksident në Fushë Kosovë, kamioni godet për vdekje një këmbësor në zebra 

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Hajrullah Zymi’ në Fushë Kosovë, ku një kamion ka goditur një këmbësor.

Viktima nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia.

Lexo edhe:  Rrëfimi i Valdet Jasharit që në vitin 1998 humbi 11 anëtarë të familjes: Takimi im i fundit me Adem Jasharin