Aksident në fshatin Rixhevë të Klinës, rrokulliset një veturë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i tillë ka ndodhur sot në fshatin Rixhevë të komunës së Klinës.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga aksidenti, ku duket mjaft i rëndë.

Sipas pamjeve, një veturë shihet që është rrokullisur dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Lexo edhe:  Pushuesja nga Kosova në gjendje të rëndë, për pak u mbyt në Shëngjin