Aksident në Dobidol të Gjakovës – lëndohet një fëmijë, niset për në QKUK
Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore, duke mos përjashtuar edhe ato me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodh edhe sonte në Dobidol të Gjakovës mes një multikultivatori dhe një veture.
Siç mëson Gazeta Sinjali, për pasojë një fëmijë 13 vjeçar ka mbetur i lënduar, i cili është nisur për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Burimet e Gazetës Sinjali nga Emergjenca, kanë zbuluar se gjendja e fëmijës tani për tani është më stabile.
Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar për aksidentin.