Aksident në Bardhosh të Prishtinës – Përfshihen tri vetura

Sot, rreth orës 07:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e aksidentit është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 07:00, në fshatin Bardhosh ka ndodhur nje aksident trafiku ku janë përfshirë 3 automjete. Si pasjoë e aksidentit është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Njesiti i trafikut është duke marr me rast”, ka thënë Ahmeti

Lexo edhe:  A do të ekzekutohen pagat për mësuesit grevistë