Aksident në Banjë të Malishevës, rrokulliset vetura dhe del jashtë rrugës

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Banjë të Malishevës.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë është rokkulisur dhe përfunduar jashtë rrugës.

Deri tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës rreth rastit por deri në publikimin e lajmit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Lexo edhe:  Arrestohen katër të dyshuar në Gjermani për kontrabandë me qenie njerëzore