Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ka të lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentimit mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” mbrëmjen e së premtes.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 20:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë. Njësi policore e trafikut, nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia po e trajton rastin”, njoftoi Krasniqi.

Lexo edhe:  Tragjedi në Kavajë: Mbytet në det babai me dy djemtë, 13 dhe 15 vjeçarë