Aksident mes tri veturave në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Marinë të Skenderajt.

Si pasojë janë lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj”.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha ai.

Lexo edhe:  Aksioni në Pejë: Ky është personi i arrestuar për fajde