Aksident mes tri veturave në Skenderaj, lëndohen dy persona

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 13:30 në rrugën “Azem  Bejta” në Skenderaj. Ne aksidnet janë përfshirë  tri vetura, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar dy  persona”, thuhet tutje në konfirmim.

Lexo edhe:  60 pjesëtarë e lanë Policinë këtë vit, Zeqiri: Dorëheqjet do të vazhdojnë, pas pensionimit marrin vetëm 100 euro