Aksident mes tri veturave në Prishtinë

Një aksident mes tri veturave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, la të lënduar tre persona.

Rastin e konfirmoni zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre përsona kanë marrë lëndime trupore”, tha Burovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti

Lexo edhe:  Ky është 35-vjeçari që vdiq tragjikisht në punëtorinë “Enisi” në Prishtinë