Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë–Pejë, dy persona të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në afërsi të fshatit Koreticë, ku janë përfshirë tri automjete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për media se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:15.
“Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë, dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.
Rrethanat e aksidentit dhe shkaktarët janë duke u hetuar nga njësitet përkatëse të trafikut.