Aksident mes tre veturave në Prishtinë, dy persona marrin lëndime truporeG

Një aksident mes tre veturave ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë, në lagjen “Dardania”.

Në mesin e veturave të përfshira ishte edhe një e taksit, sipas pamjeve të dërguara nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.

Ndërkohë lajmi për Sinjalin është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot në ora 09:20, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, deklaroi Ahmeti.

Lexo edhe:  Serbë nga qytete të tjera të Kosovës dhe nga Beogradi shkojnë për të protestuar në Zveçan