Aksident mes pesë veturave në Klinë, lëndohen nëntë persona – mes tyre dhe dy fëmijë
Nëntë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes pesë veturave në fshatin Rixhevë të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.
“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë”.
“Në këtë aksident ishin të involvuara pesë vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë persona kanë pësuar lendime trupore ku dy nga të lënduarit ishin fëmijë, të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajona në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë tutje Rugova.