Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, motoçiklisti përfundon në spital

Sot gjatë ditës një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete në afërsi të terminalit doganor në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti i cili dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne afërsi të terminalit doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoqikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal për Komunikacionin Rrugor DRP-Pejë”, ka thënë Rugova.

Lexo edhe:  “Të reduktohen daljet, ajri jo i shëndetshëm”, IKSHPK del me disa rekomandime