Aksident mes një veture dhe kombi në Vragoli

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në nagjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Në fotot e siguruara nga Reporteri.net shihet se në aksident janë përfshirë një kombi dhe një veturë.

Në vendin e ngjarjes janë dalë Policia e Kosovës.

Siç shihet nga foto dy automjetet kanë pësuar dëme materiale.

Reporteri.net ka pyetur Policinë rajonale të Prishtinës për këtë aksident, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.

Lexo edhe:  Dy persona e bëjnë llom një 42-vjeçar në Gjilan, viktima dërgohet në gjendje të rëndë në spital