Aksident mes një veture dhe kamioni, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Gjatë ditë së sotshme ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Në një video të dërguar nga sinjalizuesit për Gazetën Sinjali, aksidenti duket të ketë ndodhur në mes të një veture dhe një kamioni të madh.

Sipas pamjeve të aksidentit, duket se persona të lënduar nuk ka, derisa shihet edhe një qytetarë jashtë veturës duke bërë video. Po ashtu, shihet se policia ende nuk ka arritur në vendin e ngjarjes.


Për shkak të kamionit dhe veturës të cilët janë ndalur në mes të rrugës, aty ku ka ndodhur edhe aksidenti duket se edhe rruga është e bllokuar.

Lexo edhe:  BIK shpërndau 4 mijë pako ushqimore, priten edhe të tjera gjatë Ramazanit