Aksident mes dy veturave – njëra e Policisë së Kosovës, 5 policë dërgohen në QKUK
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë ku sipas burimeve të Sinjalit, kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej tyre automjet zyrtar i Policisë së Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar pesë policë të cilët janë dërguar për trjatim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkohë njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.