Aksident mes dy veturave në Suharekë, vdes njëri prej shoferëve

Një aksident me fatalitet u raportua të ketë ndodhur në Suharekë.

Dy vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete.

Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit e veturave ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”.

Lexo edhe:  “Diaspora shtylla kryesore e Kosovës”, i sjellin 633 milionë euro për vetëm 6 muajt e parë të këtij viti