Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, Policia: Lëndime ka pësuar një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, dhe si pasojë, përveç dëmeve materiale, është lënduar edhe një person.

Lajmi për Sinjalin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim