Aksident mes dy veturave në Klinë, një person përfundon në QKMF

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Gllarevë të Klinës, në magjistralen Prishtinë–Pejë, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 1 person ka pësuar lendime trupore, i njëjti është dërguar në QKMF-Klinë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova

Lexo edhe:  Konflikt familjar në Skenderaj: Vjehrra 54-vjeçare ushtron dhunë ndaj nuses, ajo e denoncon në Polici