Aksident mes autobusit e veturës në Gllarevë të Klinës, 6 të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar sot si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në Gllarevë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës të cilët po zhvillojnë hetimet lidhur me rastin.

Lexo edhe:  E lindi fëmijën rrugës për në spital për shkak të protestës në Tiranë: Kjo është gjenda e nënës dhe e foshnjës