Aksident mes autobusit dhe një kamioni në Carralevë, ka të lënduar

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe një kamioni, në rrugën Carralevë – Duhël.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajoni e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë transportuar në QKMF në Suharekë.

“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 ështe raportuar për një aksident trafiku  në rrugën Carralevë-Duhël .  Në aksident janë të përfshirë një autobus  dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë” – ka thënë Bytyqi.

Tutje, ai theksoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa zjarrfikësit kanë intervenuar për t’i nxjerr pasagjerët nga autobusi i cili është rrotulluar.

“Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrëfiksit për ti nxjerr pasagjerët.” – shtoi ai.

Lexo edhe:  “Shperblim keni 1 euro për të ngrënë mëngjes”, si u tall familja Kelmendi me punëtorët e kompanisë së tyre