Aksident me veturë policie në Gjakovë – përplaset me motoçikletë që drejtohej nga i mituri

Një aksident trafiku është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë, ku është përfshirë një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës dhe një motoçikletë elektrike që drejtohej nga një i mitur, raporton Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:30, në rrugën “Shot Galica”, kur zyrtari policor ( emër i njohur për Sinjalin) duke drejtuar automjetin zyrtar Skoda, ishte duke lëvizur në drejtim të Ponashecit.

Sipas të afërmëve të të miturit të aksidentuar, zyrtari policor kishte hyrë në tejkalim të pasigurt pranë vetëshërbimit “Nertili”, moment kur nuk e kishte vërejtur motoçikletën elektrike që po vinte përballë, e cila drejtohej nga K.P., rreth 17-vjeçar. Për të shmangur përplasjen, i mituri kishte humbur kontrollin dhe ishte rrëzuar, ndërsa motoçikleta ishte përplasur më pas me automjetin policor.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa i mituri ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës dhe pas dhënies së ndihmës së parë, është liruar në shtëpi.

Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me lëndime trupore” dhe është nën hetim nga njësitë kompetente policore.

Lexo edhe:  “Pse babi e la hajnin me ia bo nënës bam”, ishte pyetja që fëmijët e Liridona Ademajt e bënë pasi iu vra nëna