Aksident me vdekje në Shqipëri, shoferi humbet kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës

Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 17:50 në aksin rrugor Fier-Pishporo.

Shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo edhe:  E vrau burrin në Ferizaj veç “pse po e këqyrte”, gjykata i jepen 17 vjet burg të riut