Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në rrugën ndërmjet fshatrave Shirokë dhe Sopij të komunës së Suharekës, ku si pasojë e një vetaksidenti ka humbur jetën një person, shkruan Insajderi.
Rastin për Insajderin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai theksoi se i lënduari E.K. nga Sopija fillimisht është dërguar në emergjencën e Suharekës por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Rreth orës 23:00 nga spitali është informuar se I lënduari ka vdekur.
“Me datë 24.04.2025, rreth orës 21:26 përmes linjës emergjente policia ka marr njoftim se në mes të fshatit Shirok dhe Sopij në Suharekë ka ndodhur një vetaksident. Policia ka informuar emergjencën dhe patrulla menjëher ka dal në vendngjarje.
I lënduari E.K. nga Sopija fillimisht është dërguar në emergjencën e Suharekës por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Rreth orës 23:00 nga spitali është informuar se I lënduari ka vdekur. Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi I pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim”.