Aksident me fatalitet në Drenas, vdes një pasagjere – vetura përfundoi në kanal nga mospërshtatja e shpejtësisë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zabel i ulët në Drenas, ku si pasojë ka vdekur njëra nga pasagjeret dhe janë lënduar tre persona tjerë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturën, ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në një kanal.

Tre të lënduarit tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Fsh. Zabel i ulët, Drenas 20.11.2025-22:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe përfundon në një kanal. Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tre femra dhe një mashkull kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport./

 

Lexo edhe:  Këta janë të arrestuarit që vunë në qarkullim para false në Gjilan, mes tyre edhe futbollisti prishtinas