Aksident i vogël në Sllatinë, krijohen kolona të gjata me kilometra

Një aksident me dëme të vogla materiale ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Pejë, në Sllatinë.

Ky aksident ka bërë që të krijohen kolona të gjata nga Vragolia deri në Sllatinë, transmeton IndeksOnline.

Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa të Gjermanisë.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin

Lexo edhe:  Relaksi në ‘Emerald’ i del dardhë me bisht 57-vjeçarit, dikush ia vjedh orën e mbi 60 mijë eurove