Aksident i trefishtë në Pejë, dyshohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Raushiq të Pejës.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë një veturë një motoçikletë dhe një kamionetë.

Dyshohet që ka persona të lënduar nga ky aksident.

Ende nuk janë bërë të ditur shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident.

 

Lexo edhe:  “Po më duhet vetura për me marr dikë në aeroport”: Dëshmia e personit që ia lëshoi me qira veturën Granit Plavës