Aksident i tmerrshëm në rrugën Kaçanik-Ferizaj, 7 persona dërgohen në Emergjencë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Kaçanik – Ferizaj.

Kështu tha për Klankosova.tv drejtori rajonal i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

Shabani tha se në aksident ishin të përfshira tre vetura.

“Ata janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Ferizaj”, tha Shabani.

Lexo edhe:  Kiara shfaqet për herë të parë pas daljes nga Big Brother, fansat kapin menjëherë detajin