Aksident i tmerrshëm në Gjermani, humbin jetën tre të rinj

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur të dielën në autostradën e Wallensen në Gjermani.

Siç raporton Blick, në makinën që u përplas ndodheshin 5 persona, prej ku një 18-vjeçar dhe të rinj të tjerë të moshave 19 dhe 20 vjeç humbën jetë.

Shoferi dhe një pasagjer kanë mbijetuar, por kanë pësuar lëndime të rënda.

Lexo edhe:  Pamje të trishta të familjes së dy viktimave pasi Amir Bardhi u lirua i pafajshëm, Xhaferi dënohet me burg të përjetshëm