Aksident i rëndë në Vushtrri, 1 i vdekur dhe 7 të lënduar

Një aksident trafiku me pasojë  fataliteti është raportuar sot rreth orës 08:00, i shkaktuar në rrugën lokale në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar  se ka humbur jetën shoferi i  automjetit  viktima  H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë (7) pasagjeret që ndodheshin në automjet, raporton Jepibzë.

Nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë  pakujdesia dhe mospërshtatja e  shpejtësisë me  kushtet e  rrugës ku për pasojë vetura  përfundon jashtë rruge.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lexo edhe:  Miftaraj thotë se nesër është ditë e mirë që të fillojë largimi i barrikadave: E kam një ndjenjë