Aksident i rëndë në Prizren, vetura bëhet llom – ndihmon edhe FSK-ja

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku janë përfshirë tri automjete.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra nga veturat ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Të njëjtit bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Grabitet zyra e Finca-s në Prizren nga një person i armatosur