Aksident i rëndë në Prizren, 5 persona bëhen për spital

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ku janë lënduar pesë persona.

Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete te udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar njëri vozitës dhe katër pasagjerët te cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Tim Shkupi i ofron “urinën e devesë” Nexhmedin Spahiut live në emision: Pije ti urinën, unë po e pi rakinë