Aksident i rëndë në Milloshevë, 2 të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e vetaksidentit në fshatin Prugovc, në rrugën Milloshevë – Lebanë.

Këtër për Klankosova e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 10:20, në rrugën Milloshevë -Lebanë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”.

“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  Aksident i tmerrshëm, vdes 1 person në Randobravë