Aksident i rëndë në Malishevë, Policia arrin në vendngjarje

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur sot rreth orës 16:30, në fshatin Kijevë të Malishevës.

Sipas disa pamjeve të dërguar nga sinjalizuesit, bëhet fjalë për një aksident të rëndë trafiku.

Sipas pamjeve, Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me autoambulancën.

Përpos dëmeve materiale, nuk dihet ende nëse si pasojë e këtij aksidenti ka të lënduar.

Lexo edhe:  E shantazhoi 29-vjeçaren me videot e saj intime, prangoset një person në Gjilan