Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë–Ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.

Sipas informacioneve të para, një veturë e tipit BMW ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës, duke pësuar dëme të mëdha materiale.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Lexo edhe:  Nuk iu ekzekutohen pagat, Sindikata e Minatorëve: Minatorët janë të tradhëtuar, marrëveshja thehet nga ata që e negociuan