Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Gjakovë, raportohet për të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralën Pejë-Gjakovë.

Sinjalizuesi i cili ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ka thënë se aty janë parë edhe policë.

Sipas pamjeve nga ky vend, njëra nga veturat ka përfunduar jashtë rrugës i rrokullisur, ndërsa tjetra shihet se është dëmtuar rëndë.

Nga ky aksident, raportohet për të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe shumë shpejt do të ju informojë për detajet rreth këtij aksidenti.

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës