Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë–Vushtrri, katër të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor që kalon përmes fshatit Kçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas konfirmimit nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, në aksident janë përfshirë dy automjete – një veturë e tipit “Mercedes” dhe një automjet pune. Vetura, e cila po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, është goditur dhe më pas ka humbur kontrollin, duke përfunduar brenda një servisi automjetesh afër rrugës.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar katër persona,” ka deklaruar Zahiti për Sinjalin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulancat për të dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar të lënduarit në spital, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve në këtë segment të frekuentuar rrugor.

Lexo edhe:  Bedri Hamza poston fotografi me Taulant Xhakën: Krejt familja Xhaka beson se Kosova mundet ma mirë