Aksident i rëndë në Komoran, tre të lenduar

Një aksident mes tri automjeteve në fshatin Komoran la të lënduar tre persona.

Për të zbardhur detajet se si erdhi deri te aksidenti, me rastin po merret njësia përkatëse e policisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi .

Lexo edhe:  Mediat austriake: Kosovari nga Austria po drejtonte një veturë të vjedhur para 11 vjetësh