Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 02:00, pas mesnate në via Monte Bianco në Limbiate, në provincën e Monza dhe Brianza të Italisë.
Një makinë Range Rover që udhëtonte përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në via Monte Bianco.
Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër vendit ku ndodhi aksidenti.
Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.
Mediat italiane raportojnë se në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital.
Nga personat e plagosur, i riu 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.